E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambientalistet Ligji ka hapesira per abuzime

Importi i mbetjeve Opozita Nuk eshte parashikuar fondi i pastrimit

Ne projektligjin e fundit te miratuar ne Keshillin e Ministrave me propozimin e Ministrise se Financave jane perfshire disa kode doganore ku lloji i mbetjes eshte cilesuar me lsquote tjera.

Sipas ambientalisteve kjo eshte nje pike qe lejon hapesira per abuzime. Pyetja qe kane hedhur ekspertet e mjedisit por edhe qe e kundershtojne me ze te larte importin e mbetjeve eshte A kane mundesite dhe logjistiken zyrat doganore per te kontrolluar mbetjet qe do te hyjne ne Shqiperi Ne listen e mbetjeve te rrezikshme perjashtohet importi i mbetjeve te rrezikshme si substanca organike te halogjenizuara. Mbetje te tjera klinike llumra te ujerave te zeza te patrajtuara ne kete liste lejohen te importohen me nje tarife doganore zero. Ekspertet e mjedisit kerkojne qe te behet transparence per sasine e importit te ketyre mbetjeve pasi hedhin hipoteza qe i gjithe ky legjislacion mund te lejoje qe Shqiperia te kthehet ne nje vend importi mbetjesh. Ambientalistet kane sqaruar se kjo mund tu hape rruge shume abuzimeve.

Ambientalistet e kane cilesuar te rrezikshem dhe te parakohshem vendimin per te cuar ne zero tarifen doganore te disa lloje mbetjeve nje pjese e te cilave edhe te rrezikshme sic eshte asbesti dhe mbeturinat klinike.

Ka disa elemente qe cojne drejt rrezikshmerise se mbetjeve. Brenda mbeturinave klinike ka mbetje te rrezikshme qe nuk do te sillen si te tilla ne Shqiperi por si pjese e mbetjeve te lejuara apo te fshehura thone ambientalistet.

Nga ana tjeter opozita ka kritikuar qeverine se nuk po u kushton vemendje investimeve per mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Deputetet socialiste kane deklaruar ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese se ne kete draft nuk jane parashikuar fonde per pastrimin e plehrave ne vend. Sipas tyre po ndihmohet industria ricikluese e cila ka ne baze te aktivitetit te saj importin e mbetjeve dhe jo pastrimin dhe riciklimin e mbeturinave ne vend. E gjithe industria e riciklimit ne Shqiperi eshte perqendruar rreth Portit te Durresit. Kemi nje industri e cila qe ne fillim te saj vendndodhjen e ka te lidhur me importin dhe jo me zgjidhjen e problematikave te mbeturinave ne Shqiperi tha deputeti socialist Ilir Beqja. Opozita e ka konsideruar te pamjaftueshem fondin prej 408 milione lekesh te parashikuar ne projektbuxhetin 2011 per Ministrine e Mjedisit. Nderkohe qe vete Mjedisi ka kerkuar nje shtese fondesh prej 40 milione lekesh per te shtuar numrin e punonjesve ne strukturat e kontrollit dhe monitorimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›