E Diel, 1 Nëntor 2026

BM – 20 miliardë dollarë për mbrojtjen, shkurtohen projektet rrugore dhe energjetike

LONDËR, 30 qershor  /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi një plan investimesh prej 15 miliardë paund (rreth 20 miliardë dollarë) për forcimin e mbrojtjes, duke deklaruar se vendi duhet të jetë i përgatitur për luftë në mënyrë që ta parandalojë atë.

Sipas tij, rritja e agresionit në botë e bën të domosdoshme forcimin e aftësive ushtarake për të frenuar kundërshtarët e mundshëm.

Për të financuar planin, qeveria do të shkurtojë ose shtyjë disa projekte infrastrukturore, përfshirë investime në rrugë dhe energji. Kryeminitri Starmer theksoi se fondet nuk do të merren nga shërbimet publike si shëndetësia dhe arsimi, por do të sigurohen përmes rishpërndarjes së buxheteve kapitale të ministrive.

Sipas planit, shpenzimet vjetore për mbrojtjen do të rriten nga 54 miliardë paund në 80 miliardë paund deri në vitin 2029.

Ministrja e Financave, Rachel Reeves, tha se fondet shtesë janë siguruar duke riorganizuar prioritetet e shpenzimeve qeveritare, ndërsa Starmer pranoi se disa projekte të rëndësishme, por jo urgjente, nuk do të realizohen sipas planifikimit fillestar. /Ad.Ab./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›