E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BM – Burgoset banda që trafikoi shtatë miliardë euro drogë në dy vjet

LONDËR, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Anëtarët e një bandë që kontrabandonte drogë me vlerë deri në shtatë miliardë paund (8,85 miliardë dollarë) nga Evropa kontinentale për dy vjet e gjysmë ka rënë në pranga.

Sipas gjykatës ky operacion besohet të jetë më i madhi i zhvilluar ndonjëherë në Britaninë e Madhe.

Kreu i grupit, i njohur si ”The Big Fella”, ishte pika e kontaktit për grupe të shumta të krimit të organizuar (OCG) të cilët paguanin një tarifë për të transportuar heroinë, kokainë, amfetaminë dhe kanabis në vend.

Ai dhe shokët e tij krijuan një sërë kompanish dhe magazinash në Holandë dhe Anglinë veriore përmes përdorimit të identiteteve të rreme dhe të vjedhura.

Droga fshihej brenda prodhimeve të freskëta në anën holandeze të ndërmarrjes dhe më pas transportohet në ishull.

Qepët, hudhrat dhe xhenxhefili ishin produktet që preferoheshin më shpesh sepse ndihmonin në fshehjen e aromës së drogës./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›