BM – Laburistët pritet të fitojnë shumicën më të madhe në 23 vjet

LONDËR, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps dhe udhëheqësja e Dhomës së Komuneve, Penny Mordaunt, janë në mesin e disa ministrave të qeverisë që rrezikojnë të humbasin vendet e tyre në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa laburistët mund të fitojnë shumicën e tyre më të madhe në 23 vjet, sipas një sondazhi të ri.
Udhëheqësi i laburistëve, Keir Starmer pritet të bëhet kryeministër muajin e ardhshëm dhe partia e tij pritet të ketë më shumë deputetë se në çdo zgjedhje që nga viti 1945, duke i lënë konservatorët me numrin e tyre potencialisht më të ulët të anëtarëve të parlamentit që nga viti 2001.
Në të njëjtën kohë, liberal-demokratët mund të dyfishojnë numrin e deputetëve që fituan në zgjedhjet e fundit në 2019.
Së bashku me Shapps dhe Mordaunt, ministra të tjerë që do të humbasin vendet e tyre në favor të laburistëve përfshijnë sekretarin për Uellsin, David TC Davies dhe sekretarin për Skocinë, Alister Jack, ndërsa ministri i drejtësisë Alex Chalk do të mposhtet nga liberal- demokratët./ /os/