BM – Lammy: Të papranueshme pretendimet e Iranit për uraniumin

LONDËR, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy deklaroi se nuk i pranon pretendimet e Iranit se vendi po pasuron uranium për qëllime akademike.
Përfaqësues nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca zhvilluan javën e kaluar bisedime me Iranin për të thyer ngërçin lidhur me programin bërthamor të këtij vendi.
Teherani pohon se mbetet i hapur ndaj diplomacisë, megjithëse së fundmi ka pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).
Një shqetësim thelbësor për fuqitë perëndimore u theksua kur IAEA-ja raportoi në maj se rezervat e uraniumit të pasuruar deri në 60% të Iranit, shumë afër nivelit të nevojshëm për armë
“Liderët e tyre nuk mund të më shpjegojnë, dhe kam pasur shumë bisedimeme ta, pse u duhet uranium i pasuruar në nivelin 60%.“, tha Lami në një intervistë për gazetën “The Guardian”.
“Nëse shkoj në Sellafield apo Urenco në Cheshire, nuk ka më shumë se 6% uranium. Irani thotë se është për përdorim akademik, por unë nuk e pranoj këtë”, shtoi ai.
Lammy paralajmëroi se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani mund të çojë në përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën sulme kundër impianteve bërthamore iraniane në qershor./ /Ad.Ab./