E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BM – Lammy do t’i kërkojë NATO-s të rrisë mbështetjen për Ukrainën

LONDËR, 4 dhjetor /ATSH-DPA/- Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, do t’i bëjë thirrje NATO-s të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, ndërsa pritet të takohet me aleatët në Bruksel sot në mëngjes.

Lammy pritet gjithashtu t’i bëjë thirrje NATO-s të pengojë bashkëpunimin midis Moskës dhe vendeve të tjera – pas dislokimit së 10 000 trupave të Koresë së Veriut – për të ndihmuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

“Investimi në sigurinë e Ukrainës është nje investim në sigurinë euroatlantike dhe globale”, tha Lammmy duke folur përpara takimit të tij të parë Ministror të Jashtëm të NATO-s.

“99% e mbështetjes ushtarake për Ukrainën ka qenë nga aleatët e NATO-s”, tha ai.

“Kjo mbështetje është kritike për t’i mundësuar Ukrainës të mbrohet kundër agresionit rus dhe Britania e Madhe dhe aleatët duhet të dyfishojnë përpjekjet për të siguruar që Ukraina të mbizotërojë”, tha Lammy.

Deklarata e tij erdhi pasi pyetjet vazhdojnë të ngrihen në lidhje me ndikimin e presidencës së dytë të Donald Trump në mbështetjen perëndimore për Ukrainën, pasi presidenti i ardhshëm tha se donte t’i jepte fund konfliktit në “ditën e parë” të mandatit të tij.

“Ukraina duhet të vendoset në pozitën më të fortë të mundshme për negociata – për t’i dhënë fund luftës me Rusinë”, tha më herët kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.

Starmer theksoi se Britania e Madhe do të mbështeste Ukrainën për aq kohë sa do të duhej – ndërsa ai mbajti një fjalim në Banketin e Lordit të Bashkisë në Londër.

Kjo është hera e parë që Starmer pranon se konfliktit mund t’i jepet fund përmes negociatave. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›