BM – Mbreti Charles III: Thellësisht i shqetësuar dhe i gatshëm për të ndihmuar për çështjen Epstein

LONDËR, 9 shkurt /ATSH-AFP-ANSA/ – Mbreti Charles III është thellësisht i shqetësuar nga akuzat kundër vëllait të tij, Andrew që kanë dalë nga çështja Epstein dhe është i gatshëm të ndihmojë policinë nëse ata i drejtohen, tha sot Buckingham Palace në një deklaratë.
“Varet nga Andrew Mountbatten-Windsor të përgjigjet ndaj akuzave specifike, por nëse na drejtohet policia… ne jemi gati t’i mbështesim ata”, shtoi deklarata e pallatit.
Policia tregoi më herët sot se po shqyrtonte informacionin që Andrew dyshohet se i kaloi raporte konfidenciale Epstein në vitin 2010, ndërsa ai ishte një i dërguar special në Komisionin e Tregtisë.
Të enjten e kaluar, vetë Charles III u akuzua gjatë një vizite publike me mbretëreshën Camilla për përfshirjen e vëllait të tij në këtë çështje.
“A i ke kërkuar policisë të nisë një hetim ndaj Andrew?”, e pyeti një burrë mbretin Charles III ndërsa ai po përshëndeste qytetarët./ a.jor.