BM – Mbreti Charles III emëron Andy Burnham në postin e kryeministrit

LONDËR, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste britanike, Andy Burnham, u emërua sot kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga mbreti Charles III.
Ky i fundit i kërkoi atij të formonte një qeveri, njoftoi Pallati Buckingham në një deklaratë të shkurtër.
I shoqëruar nga bashkëshortja me origjinë holandeze, Marie-France van Heel, ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, 56 vjeç, u prit nga monarku në Pallatin Buckingham në mesditë, përpara se të vazhdonte për në 10 Downing Street.
Ai është kryeministri i katërt i emëruar nga Charles III që nga ngjitja e tij në fron në shtator 2022./ a.jor.