BM – Starmer: Kritikat e Netanyahut për pezullimin e eksporteve të armëve në Izrael të gabuara

LONDËR, 25 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri Keir Starmer tha se kritikat e Benjamin Netanyahu ndaj vendimit të qeverisë britanike – për të pezulluar disa licensa të eksportit të armëve në Izrael – mes shqetësimeve se ato mund të përdoren në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar – ishin të gabuara.
Kryeministri britanik hodhi poshtë kritikat e homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahu – cili deklaroi se vendimi i BM-se ndaj vendit të tij ishte “i gabuar” – një masë që ka të ngjarë të zemërojnë Tel Avivin.
Starmer e përshkroi Izraelin si një aleat shumë të rëndësishëm – të cilin BM-ja e kishte respektuar dhe mbështetur prej kohësh – pasi ai kishte të drejtën për vetëmbrojtje – por tha se Britania e Madhe duhej të respektonte rregullat ndërkombëtare.
Qeveria e re Laburiste ka pezulluar rreth 30 nga gjithsej 350 licensat e eksportit të armëve në Izrael – pasi një vlerësim i Britanisë së Madhe sugjeroi se ato mund të përdoreshin për të shkelur rregullat ndërkombëtare.
“Situata është shumë e tensionuar dhe Britania e Madhe duhe të veprojë me kujdes në përgjigjen e saj ndaj konfliktit”, tha Starmer përpara samitit të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. //a.i/