NJU JORK – Zelensky: Rusia po planifikon sulme kundër centraleve bërthamore në Ukrainë

NJU JORK, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot në Nju Jork, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që lufta e vendit të tij kundër pushtimit rus duhet të vazhdojë të mbetet përparësi për ta.
Në fillim të fjalimit të tij, ai shprehur frikën për një katastrofë globale bërthamore, duke deklaruar se Rusia po planifikonte sulme kundër centraleve bërthamore në Ukrainë për të shkatërruar më tej furnizimin me energji elektrike të vendit.
“Një sulm me raketa apo dronë, çdo incident i rëndë në sistemin energjetik mund të çojë në një katastrofë bërthamore”, deklaroi Zelensky.
“Ajo ditë nuk duhet të vijë kurrë. Moska duhet ta kuptojë këtë dhe kjo varet pjesërisht nga vendosmëria juaj për të ushtruar presion mbi agresorin”, theksoi ai.
“Nëse, mos e dhëntë Zot, Rusia shkakton një fatkeqësi bërthamore në një nga termocentralet tona bërthamore, rrezatimi nuk do të respektojë kufijtë shtetërorë”, shtoi ai.
/u.sh/