E Martë, 3 Nëntor 2026

BM – Starmer për tarifat amerikane: Të gjitha opsionet janë mbi tryezë

LONDËR, 1 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë se tarifat e Donald Trump ka të ngjarë të godasin Britaninë e Madhe dhe u zotua të veprojë në interesin kombëtar si përgjigje.

Starmer ngriti mundësinë e tarifave hakmarrëse, por theksoi se ai nuk donte të shihte një luftë tregtare.

”Britania e Madhe do të kërkojë një përjashtim”, tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jonathan Reynolds, por nuk mund të jepte një afat kohor se kur ai priste të hiqte detyrimet për importet në MB.

Donald Trump do të njoftojë të mërkurën se do të vendosë tarifa drastike për mallrat nga e gjithë bota, në një ngjarje që presidenti amerikan e ka quajtur “një ditë çlirimi”.

Qeveria e Starmer është përpjekur të negociojë një marrëveshje ekonomike me SHBA-në, me shpresën se do të mbrojë kompanitë britanike nga efektet më të këqija të planeve të Trump.

“Ka të ngjarë që do të ketë tarifa. Askush nuk i mirëpret ato. Ne padyshim që po punojmë me sektorët më të prekur me një ritëm të shpejtë. Askush nuk dëshiron të shohë një luftë tregtare, por unë duhet të veproj në interesin kombëtar. Kjo do të thotë se të gjitha opsionet mbeten në tryezë si përgjigje”, shtoi Starmer./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›