E Martë, 3 Nëntor 2026

MIANMAR – Arrin në 2 719 numri i viktimave dhe në 441 ai i të zhdukurve nga tërmeti

MIANMAR, 1 prill /ATSH-AA/ – Numri i viktimave nga dy tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 6,4 ballë Rihter në Mianmar është rritur në 2 719.

Sipas lajmit të Rrjetit të Televizionit Global të Kinës (CGTN), lideri ushtarak i Mianmarit gjenerali Min Aung Hlaing, bëri një deklaratë në lidhje me tërmetet që ndodhën në vend më 28 mars.

Ai theksoi se deri më tani nga tërmetet kanë humbur jetën 2 719 njerëz dhe se presin që numri i viktimave të kalojë shifrën 3 000.

Hlaing tha se numri i personave të lënduar nga tërmeti është rritur në 4 521 ndërsa 441 persona ende janë të zhdukur.

Për shkak të tërmetit në Mianmar është shpallur një javë zi kombëtare./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›