BM – Von der Leyen prezanton planin për riarmatosjen e Evropës

LONDËR, 2 mars /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se do të paraqesë një plan për të riarmatosur Evropën.
Duke folur me gazetarët në Londër pas përfundimit të samitit të mbrojtjes të Ukrainës, Von der Leyen tha se nevojiten “garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë”.
Ajo tha se “ne duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion të fortë” në mënyrë që “të ketë mjetet për të forcuar dhe mbrojtur veten” në aspektin ekonomik dhe ushtarak.
Ajo shtoi se “prandaj fokusi nuk është vetëm në furnizimin ushtarak, por edhe për shembull në sigurimin e sistemit të tyre energjetik”.
Ajo përmendi gjithashtu nevojën për të riarmatosur Evropën dhe tha se “për këtë, më 6 mars, unë do të paraqes një plan gjithëpërfshirës për të riarmatosur Evropën”./ a.jor.