E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Superliga – Dinamo mund 4-1 Tiranën, barazim mes Egnatias dhe Teutës

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Dinamo City ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Tiranës, duke thelluar krizën e bardhebluve që prekin fundin e tabelës së klasifikimit në Superligë.

Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 27-të të superligës shfaqi një Tiranë mjaft agresive, por që nuk arriti të ishte cinike në rastet e krijuara. Edhe pse në avantazh, djemtë e Gugash Maganit u shpërbënë në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, duke pësuar tre gola, që prishën barazpeshën e 60’ minutave të para.

Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën më të titulluar në vend, të cilët gjetën të parët rrugën e rrjetës përmes Zharmunit. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë. Por festa e Tiranës nuk zgjat shumë, pasi Dinamo barazon shifrat pas 3 minutash. I pafat Meta, që devijon në portën e tij një gjuajtje të Zabërgjës. Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë në “Elbasan Arena”.

Pas barazimit, Tirana ndërtoi një seri aksionesh të rrezikshme, por nuk gjeti rrugën e rrjetës, ndryshe nga sa ndodhi tek Dinamo, që i shfrytëzoi mjaft mirë kundërsulmet. Golat u shënuan respektivisht nga Bregu në minutën e 62’, Lorran në të 69’ dhe Itodo në minutën e 72’.

Dinamo fiton 4-1 derbin dhe ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë në renditje, duke parakaluar Vllazninë pas javës së 27-të të kampionatit. Komplikohet situata për Tiranën që mbetet në kuotën e 26 pikëve dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Ndeshja tjetër e javës së 27-të, ajo mes Egnatias dhe Teutës përfundoi me rezultatin 1-1. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, fillimisht shënoi Ujka në minutën e 23’ për kampionët në fuqi dhe barazoi Kruja 5 minuta më vonë, në minutën e 28. Ky barazim ngjit Egnatian në kuotën e 49 pikëve, ndërsa Teuta nuk përfitoi nga ndalimi i Tiranës dhe Bylisit, por qëndron në vendin e 8 me 28 pikë 2 më shumë se Tirana e Skënderbeu e vendit të fundit dhe aq sa Bylisi i vendit të 7. Ndërsa Laçi tashmë largohet nga zona e ftohtë duke krijuar një largësi prej 3 pikësh nga djemtë e detit dhe Bylisi.

Java e 27-të, rezultatet:
Laçi 2-2 Vllaznia
AF Elbasani 2-0 Partizani
Bylis 0-3 Skënderbeu
Egnatia 1-1 Teuta
Tirana 1-4 Dinamo City

Renditja:

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›