E Hënë, 2 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – Anglia fiton kundër Serbisë dhe pothuajse siguron kualifikimin

BEOGRAD, 9 shtator /ATSH-TANJUG/ – Ekipi serb i futbollit u mposht sonte në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd nga Anglia me rezultatin 5-0 (pjesa e parë 2-0) në ndeshjen e kualifikimit të grupit K për Kupën e Botës, e cila do të luhet në vitin 2026 në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Golat për Anglinë u shënuan nga Harry Kane në të 33-tën minutë, Noni Madueke në të 35-tën, Ezri Konsa në të 72-tën, Mark Gueye në të 75-tën dhe Marcus Rashford nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 90-të.

Lojtarët e Serbisë e përfunduan ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Nikola Milenkoviç doli me karton të kuq në minutën e 72-të./  a.jor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›