E Diel, 1 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – Egjipti eliminon Australinë me penallti dhe kalon në 1/8

ARLINGOT, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Egjipti u kualifikua sonte për raundin e 1/8 të Kupës së Botës 2026 në Arlington, pranë Dallasit, duke mposhtur Australinë 4-2 me penallti, pas barazimit 1-1 gjatë 120 minutave lojë.

Ata mund të përballen me Argjentinën në raundin tjetër, e cila luan kundër Kepit të Gjelbër.

Duke u përballur me një skuadër australiane që, ashtu si ata, nuk kishte fituar kurrë një ndeshje eliminatore në Kupën e Botës, ”faraonët” fituan në gjuajtjet e penalltive, duke shndërruar në gol të katër përpjekjet e tyre.

Egjipti mori shpejt avantazhin falë një goli me kokë nga Emam Ashour (13′), përpara se ”socceroos” të barazonin me një autogol nga Mohamed Hany (55′)./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›