E Diel, 1 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – Slloveni Vinçiç arbitri i finales Spanjë-Argjentinë

LONDËR, 17 korrik /ATSH-DPA/ – Slloveni Slavko Vinçiç do të arbitrojë finalen e Kupës së Botës të së dielës midis Spanjës dhe Argjentinës.

FIFA ka njoftuar se gjyqtari slloven do të marrë përsipër drejtimin e ndeshjes, me Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiç si asistentët e tij.

Adham Makhadmeh i Jordanisë është emëruar gjithashtu si gjyqtari i katërt për ndeshjen.

Finalja do të zhvillohet në East Rutherford, New Jersey, të dielën.

Argjentina siguroi vendin e saj në finale me fitoren ndaj Anglisë (2-1), pasi Spanja kishte mposhtur Francën (2-0) në përballjen e tyre gjysmëfinale./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›