E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE: Skema e Eurozonës, e paqëndrueshme

Evropë- Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi tha se udhëheqësit e Eurozonës duhet të vendosin se çfarë ata do të bëjnë për bllokun në të ardhmen pasi situata e tanishme është e paqëndrueshme.

Draghi tha se BQE nuk mund të mbushë vakumin e lënë nga qeveritë në krijimin e rritjes dhe reformave strukturore.

Duke folur në Parlametin Evropian zoti Draghi tha: ‘A mundet BQE të mbushë vakumin e mungesës së veprimit nga qeveritë kombëtare për rritjen fiskale? Përgjigjia është jo. A mundet BQE të mbushë boshllëkun e veprimit nga ana e qeverive kombëtare në problemet strukturore. Përgjigjia është jo. Hapi tjetër…është për të qartësuar se cili do të jetë vizioni për një numër të caktuar vitesh duke nisur prej tani. Sa më shpejt të specifikohet aq më mirë është’.

Komisioneri i BE-së për ekonominë, Olli Rehn tha se shtrengesa më të shumta ishin të nevojshme nëse Eurozona dëshiron dezintegrimin. Zoti Rehn foli për idenë që kanë disa shtete evropiane për lëshimin e bondeve të përbashkëta duke thënë se asketizmi dhe bashkëpunimi më i ngushtë janë të nevojshme.

‘Ne kemi nevojë për një kulturë të vërtetë stabiliteti dhe një bashkëpunim nevojitet. Ky është rasti të paktën nëqoftëse ne duam për të shmangur një shpërbërje të Eurozonës dhe të bëjmë që Euro të ketë sukses’- tha Rehn.

Komentet erdhën në një ditë kur u publikuan një sërë të dhënash. Shkalla e papunësisë në Gjermani ra nga 7% në një kohë kur ekonomia më e madhe  Evropës ka filluar të performojë fuqishëm. Norma e papunësisë ra në 6.7% në muajin Maj, nga 7% në muajin Prill dhe numri i njerëzve të papunë ra më 108 mijë në 2.86 milionë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›