E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtimi i Eurozonës, Gjermania duhet të lërë Euron

Evropë- Me Greqinë ndoshta në drejtim të daljes nga Euro ekonomitë evropiane dhe globale mund të përballen me një katastrofë. Kështu e nis shkrimin e saj CNN me titull ‘Përse Gjermani duhet të dalënga Euro’. Sipas CNN ka ende kohë për liderët evropainë për ta kthyer këtë dinamikë shkatërruese me një zgjidhje të thjeshtë: Në vend të shtyrjes së Greqisë jashtë Rurozonës Gjermania duhet të tërhiqet vullnetarisht.

Analiza e problemeve të Euros-vijon shkrimi- dhe Bashkimit Evropian ka qënë prej kohës e përmbysur, e fokusuar në borxhet dhe dobësitë konkuruese të të ashtuquajturave vende periferike (Greqi, Itali, Spanjë, Portigali dhe Irlandë) por sidomos Greqi.

Por çështjet e borxhit dhe konkurenca kanë ekzistuar dhe janë trajtuar më me lehtësi para se Euro të njohë një zhvlerësim periodik në vendeve në krahasim me ato më konkurueset dhe veçanërisht ndaj Gjermanisë. Problemi tanimë nuk është dobësia e periferive, por forca e tepruar konkuruese e Gjermanisë. Ekonomia gjermane jo vetëm është e fortë si pasojë e produktivitetit të fuqisë së saj punëtore por eksportet e saj kanë shtuar konkurencën sepse Euro është zhvlerësuar.

Për shkak se ajo është moendha e përbashkët e vendeve të Eurozonës vlera e Euros pasqyron mesataren e konkurueshmërisë së tyre të kombinuara. Por konkurenca e Gjermanisë është shumë mbi mesataren. Pra për Gjermaninë Euro është shumë e dobët.

Për sa kohë që pjesa tjetër e Euroznës janë të lidhura me Euron sëbashku me Gjermaninë e vetmja mënyrë për tu bërë më konkurues është të bëhen më shumë gjermanë, përmes masave shtrënguese, prej shkurtimit të shpenzimeve qeveritare, zvogëlimit të buxhetit të mirëqënies të pagave dhe të uljes së papunësisë. E padyshim kjo është ajo që kanë bërë në këto dy vite.

Por për shkak se Gjermania është hiperkonkurkurese dhe ka qënë e gatshme për të stimular ekonominë e saj për të arritur konsum më të lartë partnerët e saj në Eurozonë nuk kanë qënë në gjendje të rrisin eksportet që të konkurojnë në tregjet kineze dhe amerikane. Në këto kushte- thotë CNN- alternativa më e mirë është që Gjermania t’i kthehet markës gjermane. Kjo do të sillte menjëherë një vlerësim të markës gjermane dhe një vlerë konkuruese të Euros në vendet e Eurozonës.

Gjermani do të pritet të blejë më shumë dhe të shesë më pak dhe e anasjellta për vendet e mbetuar të Eurozonës. Konsumi shtesë që Gjermania nuk do të shpërndajë përmes politikave stimuluese do të shpërndahet automatikisht nga rivlerësimi i monedhës. Rikthimi i Gjermanisë në markën e saj mund të heqë pengesat dhe Eurozona do të mund të ecë përpara duke ndërtuar një Eurobond të vërtetë.

Kostoja e Gjermanisë për të shpëtuar Evropën do të jetë një hit në eksporet dhe ndoshta një rritje të përkohshme e papunësisë, por një kthim në marken gjermane do të tërheqë një vërshim të kapitalit në Gjermani dhe në këtë mënyrë të nxisë investimet duke mbajtur poshtë inflacionin dhe normat e interesit.

Sipas shkrimit disa mund të kundërshtojnë pasi mendojnë se Gjermania do të ketë një rol sërish të fuqishëm në Eurozonë, dhe kjo është e vërtete për një numër arsyesh. Ajo do të ketë gjithmonë nevojë për Eurozonën për t’i blerë eksportët e saj gjithnjë e më të shtrenjta. Banka Qendrore Gjermane, Bundesbank, padyshim do të shesë marka gjermane kundër një Euroje të zbutur në vlerësim. Analiza e CNN e sheh këtë mundësi si më të lehtë sesa një sfidë asketizmi në vendet e tjera që ka sjellë kursime pafund, trazia sociale dhe polarizim politik.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›