E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE e paafte te mbaje shpenzimet nen kontroll

Në një kohë kur Banka Qëndrore Europiane është duke imponuar shtrëngime buxhetore në shumë prej vendeve europiane, vetë institucioni nuk arrin dot të mbajë nën kontroll vlerën e parashikuar për shpenzimet e tij për selinë e re në Frankfurt.

Banka pranoi ditën e premte se ndërtimi i selisë së re gjigante ka tejkaluar shumën e një miliardë eurove, nga 850 milionë euro që ishte parashikuar në planin fillestar.

Sipas Bankës, rritja e papritur e kostos së hekurit dhe problemet e papritura në sheshin e ndërtimeve kanë kontribuar në tejkalimin e planit.

Ndërtimi pritet të përfundojë në vitin 2014. Banka Qendrore Europiane është ajo që komanton politikat e përbashkëta ekonomike të Eurozonës dhe cakton Kriza FinanciareHua e re madhore për Spanjën?Spanjë, tubim masiv kundër masave anti-krizëSHBA, banka qendrore nxitje ekonomisë normën bazë të interesit, inflacionin, emetimet dhe parametrat e tjera të monedhës së përbashkët.

Ndërtesa, e konceptuar në dy qiellgërvishtës të njëjtë, është duke u ngritur në një zonë qendrore të Frankfurtit, qytet ku ndodhet edhe selia aktuale e BQE-së.
Kriza Financiare
Hua e re madhore për Spanjën?
Spanjë, tubim masiv kundër masave anti-krizë
SHBA, banka qendrore nxitje ekonomisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›