E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali Ndërkombëtar i të drejtave të njeriut nis më 24 shtator

Për 6 ditë me radhë Akademia e Filmit “Marubi” do të kthehet në një arenë të vërtetë festive nga data 24-29 shtator, ku starton edicioni i 7 i festivalit ndërkombëtar të filmit për të drejtat e Njeriut. 32 filma janë përzgjedhur nga më shumë se 300 filma të ardhë nga e gjithë bota, të cilat do të sjellin tema të mprehta shoqërore.

Në një konferencë për shtyp Drejtori Ekzekutiv i Akademisë “Marubi”, Kujtim Çashku dhe kordinatorët kanë dhënë detaje të mëtejshme për ketë aktivitet, i cili do të ketë në program forume debate dhe grupe muzikore vendase dhe të huaj të cilët do të japin çdo natë koncerte të muzikës alternative.
 

Çashku thotë se e veçanta e këtij edicioni të 7 është, shfaqja e tre filmave qe kanë lidhje drejtpërdrejt me vendin tonë, sic është "Martirët" i Sajmir Kumbaros, që sjell dëshmi tragjike nga krimet e komunizmit, "Rugëtimi i Gjatë" i regjizores Zvicerane Clara Ott si edhe filmi "Kanuni" i regjizores italiane Rebbeca Basso që sjell tablo rrenqethëse të gjakmarrjes në Shqipëri.

Emoionet e vazhdueshme dhe panorama e plota të këtij aktivitetei do të pasqyrohen në “Ora Neës”, e cila është media partner kryesor për ketë eveniment.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›