BQE shmangu skenarin shkaterrues
Besimi në Eurozonë po rikthehet dhe qeveritë duhet tashmë të zbatojnë reformat për të garantuar të ardhmen e bllokut. Janë këto fjalët e presidentit të BQE, Mario Draghi në Kongresin e bankave në Frankfurt.
“Sot mund t’ju drejtohem juve me një optimizëm mbi besimin në perspektivat e eurozonës. Rikthimi i besimit është i justifikuar. Bqe me pogramin e saj për blerjen e bonove sovrane ka qetësuar tregjet në të 17 vendet anëtare të Eurozonës. Me këtë dua t’i siguroj investitorët se jemi të gatshëm ta zbatojmë këtë program si dhe kur të na kërkohet”-shprehet kreu i BQE-së.
Por kryeguvernatori u ka bërë thirrje qeverive të vijojnë me reformat strukturore për të modeluar ekonomitë e tyre, njëkohësisht ka nxitur liderët europianë të punojnë për një bashkim më të fortë ekonomik dhe financiar.
“Duke e marrë në total eurozonën, rreth 30% e aktivitetit bankar është mbajtur nga bankat më të vogla. Këto janë sasi të konsiderueshme. Për të ruajtur stabilitetin financiar, këshilli i mbikqyrjes do të jetë në gjendje të ushtrojë kontroll në të gjitha bankat e vendeve anëtare”- thekson Draghi.
Kjo është ajo cka do të rikthente totalisht stabilitetin e kontinentit tonë ka thënë Draghi duke kërkuar një supervizion unik bankar nën strehën e BQE.