E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN lehteson detyrimet e Greqise per borxhin

FMN ka lehtësuar detyrimet e Greqisë për objektivin e uljes së borxhit publik në 124% të PBB deri në 2020, një mundësi kjo që do ta bëjë jetike marrjen e këstit të ndihmës nga ndërkombëtarët. Ministri grek i Financave Jannis Stournaras ka bërë me dije se kompromisi me FMN është afër duke theksuar se fondi ka pranuar që borxhi i Greqisë deri në vitin 2020 të ulet në 124% të PBB, duke shfuqizuar kërkesën e mëparshme për uljen deri në 120%. 
Ndërkohë që kryefinancieri grek afirmon se, që në takimin e Eurogrupit, edhe ministrat e Financave të Eurozonës kishin rënë dakord që borxhi publik i Greqisë të ulej në 130% të PBB deri në 2020. 
Arritja e objektivit për ta kthyer nivelin e borxhit grek në të qëndrueshëm deri në 2020, ishte edhe debati mes FMN dhe BE që nuk solli asnjë rezultat mbi dhënien e dritës jeshile të ndihmës së radhës për Greqinë. 
 Ndërkohë  nga Athina jepet alarmi se koha po ngushtohet dhe se vendi ka nevojë për këstin e ndihmës prej 44 miliardë euro për të rikapitalizuar bankat dhe stabilizuar ekonominë. Nga një radio greke zëdhënësi i qeverisë ka deklaruar se ndihma do të disbursohet në një këst të vetëm, duke përgënjeshtruar kështu spekulimet për një shpërndarje të tyre. 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›