BQE ul normen e interesit

Banka Qendrore Evropiane habiti tregjet financiare me vendimin e papritur për uljen e normës së interesit, të cilin presidenti i ri Mario Draghi, e shoqëroi me deklaratën se zona e Euros do të rrëshqasë në një recesion të butë më vonë gjatë këtij viti.
'Super Mario', sic njihet ndryshe bankieri italian e mori drejtimin e BQE-se në një kohë kur liderët e Eurozonës, po mendojnë seriozisht mbi një të ardhme pa Greqinë dhe kur paraliza e politikave ekonomike në vendin e vet kërcënon ta vërtisë Romën në syrin e stuhisë.
“Ajo qe veme re sot eshte nje ngadalesim i rritjes ekonomike dhe hapat drejt nje recesioni te bute, qe mund te ndodhe diku nga fundi i vitit”, tha Mario Draghi, presidenti Kriza FinanciareG20 marrëveshje për të rritur të ardhurat e FMNSarkozi: Eurozona ka progres Kriza, protesta të dhunshme në SHBA i BQE-së.
Draghi e uli me 0,25 përqind normën e huadhënies së bankës, e duke e çuar në 1 presje 25 përqind, vetëm dy ditë pas marrjes së postit. Argumentimi i tij ishte rreziku i shtuar i rënies së ekonomisë evropiane gjatë muajve të ardhshëm dhe fakti qe tregjet financiare janë bërë të paqendrueshëm në vazhdën e krizës së borxheve në Greqi dhe në vende të tjera. Robert Halver, punonjes i bankes "Baader" ne Frankfurt te Gjermanise nuk e fshehu habine e tij nga ky vendim.
“Eshte e cuditshme qe ne diten e tij te dyte te punes si president i BQE-se, zoti Draghi vendos te ule normen e interesit. Kjo tregon fare qarte se kriza e Europes eshte larg fundit”, tha Halver.
Sipas Draghi-t, tensionet e shkaktuara nga mundësia e daljes së Greqisë nga Eurozona, mund ta rendojne rritjen ekonomike te europes jo vetem per kete vit, por edhe per vitin e ardhshem.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
KFOR, aksion për largimin e barrikadave
Mblidhen serbët në Bërnjak
Mazhoranca miraton “plehrat”
Rrëzohet kandidatura e Sali Shehut
Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari
Arrestohet shoferi, përplasi për vdekje 5-vjeçarin