Rrefen shoku intim i Migjenit
100-vjetori i lindjes se Migjenit ende nuk ka mbaruar. Eumlshte studiuesi Nasho Jorgaqi qe sjell ne kete rast nje liber si buqete kujtimesh per Mirkon sic e therrisnin te afermit shkruar ose treguar nga bashkekohesit e tij neper vite. Jeta e shkurter e Migjenit ne krahasim me gjurmet eshte impresioni qe sjell Jorgaqi duke i prezantuar keto kujtime me vlera te padiskutueshme per njohjen e poetit. Dhe pesha e ketyre kujtimeve rritet kur behet fjale per vepren letrare qe krijoi duke u deshmuar drejtperdrejt nga bashkekohesit. Migjeni ne kujtimet e bashkekohesve mban titullin libri botimet Princ per te cilin studiuesi thote se rrethi i autoreve te kujtimeve nuk ishte aq i gjere sa do te deshironin. Ata jane familjare shoke te Seminarit ndonje nga miqte intime kolege pune nepunes dhe nxenes sivellezer te penes intelektuale te kohes se tij. Nga keto kujtime duket se Jorgaqit i eshte dashur te perballet me nje realitet polemizues qe e shoqeron poetin qofte per mendimet dhe gjykimet mbi te qe sic deshmohen ne liber vijne ne variacione te ndryshme por qe nuk prekin sipas Jorgaqit thelbin e personalitetit te Migjenit natyren dhe karakterin e tij.
Pare nga afer kujtimet krijojne nje panorame mbi individualitetin e Mirkos pa buje i ndershem i sinqerte delikat dhe fjalepakehellip me ndjeshmeri gati sizmike ne raport me njerezit shoqerine dhe kohen qe perjetoi. Sipas kuruesit te ketyre kujtimeve vend te vecante ne kujtime ze historia e krijimit te disa prej shkrimeve te tij biografia e tyre ku jepen rrethanat dhe motivet shoqerore dhe psikologjike konteksti kohor dhe vendor si krijonte Migjeni. Aktiv me shtypin e kohes justifikohet pse ky poet mori edhe nje njohje te gjere nder lexues kjo edhe fale lidhjeve qe pati me letraret e brezit te viteve lsquo30.
Me parathenie nder te tjera fakte qe tashme dihen ne lidhje me studimet dhe punen Jorgaqi permend se jeta sentimentale e Migjenit vazhdon te jete enigmatike. Edhe nga kujtimet e bashkekohesve ne kete botim na vjen e kursyer Merret vesh qe Mirko ishte shume i lidhur me familjen e tij fatkeqe qe ia rralloi vdekja qe heret dhe ia mbylli shtepine pa mbaruar ende shkollen. Nga kjo vetem dashuria per te motrat i kishte mbetur prej te cilave nuk u nda kurre.
Por cfare zbulohet dhe del ndoshta per here te pare eshte nje dashuri sekrete e Migjenit dashuri tjeter qe ai e shprehu edhe ne nje vjershe permes inicialeve Z. B. dhe qe per dekada mbeti anonime. Nje dashuri e paster e bukur e thelle por jeteshkurter qe u keput ne mes tragjikisht - shkruan Jorgaqi pa mundur te zbertheje as ky kete enigme. Ne fakt ne fragmentin e shkeputur me poshte kujtime te bashkekohesit Hajro Ulqinaku ne titullin Migjeni si e mbaj mend ku u referohet me te afermve qe kane treguar per poetin si grueja e axhes motra. Por Ulqinaku poshte titullit shenon edhe nje fakt jo te lehte per tu anashkaluar ku thote se nje nga deshmite ndoshta nga me te rendesishmet per boten e brendshme te Migjenit eshte edhe shoku i tij intim qe del ne rrefim me emrin Zaharije Kadiqi. Madje ky mbledhes deshmish pra Ulqinaku edhe ne tregimin e tij e paraqet si shokun e tij intim. Prej Kadiqit jane mbledhur ndoshta kujtimet me interesante te jetes se perjashtuar te Migjenit pasi jane njohur qysh ne femijeri.
Me poshte botojme kete fragment
MlGJENI SI E MBAJNEuml NEuml MEND
Hajro Ulqinaku
Per poetin tregojne grueja e axhes motra dhe shoku i tij intim
Gjurmave te poetit
A e di se ketu nUlqin jeton grueja e axhes se Migjenit - ia ktheva me pyetje. U habit si une kur...
- Para dy ditesh me tregoi per kete Bianka vajza e Lekosaves. I thashe me e pyete nanen se a mundemi me bisedue dhe ja tash po shkoj te ajo ne shtepi.
- Po vij dhe une - tha ai i lumtun qe ai me ket rase mundet me mesue dicka te re per poetin qe e adhuron.
Ne maje te Pazarit tUlqinit prane tregut gjindet shtepia e Lekosava Kitanoviqit. Ate grue e njeh cdo Ulqinak i madh e i vogel me emnin - Sava. Trokitem ne dere. Na e celi dhe na shtini ne kuzhine vajza e saj Bianka. Na deshiroj mireseardhjen bashkebiseduesja jone Lekosava Kitanoviqi grue 56-vjecare dhe i biri Kostoja.
Mbas pershendetjeve u gastuem rreth tavoline.
- Doni me fol me ju per Mirkon - pyeti ajo mbas pak kohe.
- Po Sava me na fole per te si e mbani nc mend dhe cka keni ndegjue prej tjereve per te.
Baba i Lekosaves Kristoja ka qene vella me Gjergjin baben e Migjenit. E Milloshi shpesh ka ardhe te keta. Si te te vetet ma Lekosava asht pak me e vjeter se Milloshi prandej ska dyshim e mban ne mend mire.
Ne blokun tim e kisha te pergatitun nji vister pyetjesh.
Por Sava skishte nevoje me e pyete. Tregonte per poetin ashtu si e mban ne mend. E une mendoj se per Migjenin ka rrefye ashtu cfare ka qene ne te vertete. Ndersa shoku im bisedonte me Saven une shenojsha ne blok.
Ah. - me keqardhje te sinqerte ofshani Sava at dite. - Si skeni qellue pardje. Ketu ka qene Zarija Zaharije Kadiqi. Ai ka qene shok me Milloshin e ju kishte kalbeue per te.
Ne Tivar e ka dhe motren Lenken. Te ajo ka ndjete kur ka mesue ne gjimnaz. Ate mundeni me e gjete me emrin Lenka ose Llazar Jovanoviq. Shtepine e ka afer stacionit te vjeter te hekurudhes. Kushdo ju kalbeon.
Biseduem gati dy ore me te. Po at nate me shokun tim i radhitem shenimet.
E njihni Lenka Jovanoviqin- e pyeta nji grue ne Tivar.
Po - tha.
Ku e ka shtepine
Ma tregoi dhe fare lehte e gjeta. Ishte afer stacionit te vjeter hekurudhor shtepi dykateshe. U ngjita perpjete shkalleve qe u ngjajshin atyne te minareve.
Sdij se si do jem duke kur ne krye te shkalleve e pashe Lenken motren e Migjenit. Lenkes do ti jem duk i cuditshem kur e kam shikue nji cope here. Kerkojsha ngjashmeri me te vllain. Me dukej se po e shoh Migjenin i tregova qellimin. Me shtini ne kuzhine ku ishin dy vajzat e saj dhe burri Llazar Jovanoviqi malazias plak.
Shpresova se do lodhem tue shenue
Nuk me kujtohet shum Kam harrue - me habiti motra e poetit me keto fjale. Natyrisht szuna bese.
Vidoja djali i saj mban ne mend ma mire ai ka me ju tregue - tha ajo dhe nji moter shkoi me e zgjue prej gjumit. Mu du afer 40 vjecar. Ai per te cilin aq shume asht kujdese Milloshi Sidomos me ia mesue matematiken e panjohun ketij. Ai te cilit prej Torinos i shkruen me ia gjete romanin Gjaku i papaster.
Ky ska mujt me ia gjete thot. Ka qene atehere i vogel 12 vjecar arsyetohet.
Per cdo gja qe pyetsha mundohej me me binde se pergjegjen mund ta gjeje ne veper te poetit.
Per at kohe sa ndejta ma shpesh pashe gishtat ne buze shej qe mos me fole se sa mora pergjigje.
Por prap mundi nuk me shkoi huq. Prap mesova dicka ma teper per poetin njoftova motren e tij pashe ku ka jetuar Migjeni fitova do fotografi te pabotueme te tij...
Boll shetita neper Titograd mjaft sa me me ra shojet e kepuceve ne toke derisa gjeta shtepine e shokut te ngushte te Migjenit derisa gjeta Zaharije Kadiqin.
Sme kujtohet shum - me tha edhe ai. Sdonte me fole shum.
Kjo e revoltoi djalin e tij rreth 20-vjecar.
Po si ste kujtohet babe Si ke munde me harrue kur ti ke qene intim me te dhe je mocanik i tij
Po Zaharija e mban ne mend fare mire Migjenin. Si me dana nxora dhe dicka dhe prej tij per personalitetin e poetit...
Sava sigurisht ka qene ketu dhe Ju ka pyete per Milloshin - e pyes.
Po - verteton ajo
Cka ju kane pyete ma shpesh dhe a ju ka ngja dicka interesante me ta. - ia bana pytjen
e fundit te vistres se pyetjeve te pergatituna.
Me ngjau ne nji vere isha perpara simicihanes furres asaj se vetes qe Lekosava e ka ne katin perdhese te shtepise se vet
Mafrohet nji njeri me pantollona te shkurtra e kemishe pa mange te varun per qafe e te qitun ne gjoks kishte nji aparat foft grafik dukej i huej Gjerman - mendova. Kishte qene profesor nUniversitetin e Vjenes. Me thot
Ti je motra e Migjenit. - me tha shqip perpara se te me pershendeste.
Jo - shkurt i thom.
Po- thote.
Jo
Po de - me bindje verteton ai.
Fytyra po te tregon se je motra e tij nji fytyre keni - thot ai me bindjen e vet.
Jo jam grueja e axhes se tij- i tregoj.
Me kallxoni dicka- u lut ai. - Disa thone se Migjeni asht Malazias e disa Shqiptar. Cka ka qene ne te vertete
I tregova per prejardhjen e familjes tregon Sava.
Gjeneza e familjes se Migjenit
Familja e Migjenit ne kohe te Fan Nolit quhej - Nikoliqi. - thot Sava e ne kohe te Zogut - Nikolla.
- Gjyshi Nikolla ka qene i ardhun ne Podgorice Titograd i socem prej Dibre. Ka punue ate cka atehere kane punue te gjithe dibranet. Ka punue si murator marangoz cdo zanat qe asht i lidhun me ndertimin e shtepise. Zanatet e ketilla pse i kane dijte vetem dibranet i kane quejte -dibranllek.
Gjyshi im ka dijte ka punue keto zanate dhe ka qene i ardhun prej Dibre prandaj e quejne - Nikolle Dibrani
- me tregoi Lenka motra e Migjenit dhe vazhdon
- Ne Podgorice gjyshi asht njohte me Stanka Stanishtin malazeze me fe ortodokse. i kane pelqye njani tjetrit. Jane dashurue. Atehere koha si ka lejuar mc u marre. Nikolla ka qene shqiptar. Prandaj dhe e grabiti.
Ikin prej Podgorice dhe vendosen ne Shkoder.
Nikolle Dibrani pati dy djem Kriston baba i bashkebisedueses sone Lekosaves. Kete e kishin quejte edhe Kersto dhe Gjergjin ket shkurt e kishin quejte Gjoko.
- Kerstoja ka qene ma i vjeter prandej te gjthe femijt e shtepise e kane quejt babe e Gjoken pse ka qene me i ri -axhe - tregon Lekosava.
- Gjergji Nikolla qe martue me Jelena Kokosheviqin. Femine e pare e paten djale - Nikollen. Mandej tri vajza Lenken Jelena ajo ne Tivar Jovanken e martueme ne Shkoder dhe Cvetken ne Tirane.
Me 13 tetor te vjetit 1911 lindi Milloshi Pjestari i fundit i asaj familje qe Ollga qe e martueme ne Tirane vdiq ne 1958.
- Shtepine e kane pase ne Mahallen e e fretenve. Gjergji ka pase pijetore. Jelena nana e Mirkos Keshtu e kishin quejt Migjenin te vogel ka punue ne vek. Kane qene rehat - tregon Lekosava per ket familje.
Por anemneza familjare e shkatrroi lumtunine e familjes
- Nikolla.
- Me 1916 Mirkos i vdes nana e le te vogel pesevjecar pa e ndie ngrohtesine e prehnit te saj.
Me 1924 i vdes baba hala i ri 52 vjecar. Me 1925 i vdes vllau Nikolla rreth 24 vjecar. Me 1926 i vdes edhe gjyshja 80 vjecare. Milloshi mbetet atehere pa pune ne shtepi te dajes motres.
Te gjithe femijt e Gjergjit u shkolluen. Te gjithe mesimet shkollat fillore i kryen ne Shkoder ne gjuhen italishte. Pervec Mirkos e Olges. Keta dy po ne Shkoder e kryen filloren por nashke serbisht.
- Gjyshaj e Mirkos ka fole nashke - vazhdon me tregue Lekosava- shqip ka dijte fare pak. - Nashkeserbishte mesoi Milloshi edhe ne gjimnazin e ulte te Tivarit. Me 1923 vendoset ne Tivar te e motra Jelena- Lenka. Aty qendron dy vjet shkollore cprej 1923 e deri me 1925.
Per cudi qendrimin e Milloshit ne Tivar motra se mban mire ne mendje.
- Ska ndejte shum ketu - thot ajo.
- Pak ka ndejte
Pak Vec dy vjet Aty ka hanger aty ka pi aty ka fjete...
Daja Jovan Kokosheviqi i nxjerr Milloshit bursen per shkollim ne Manastir. Atje Milloshi kryen dy vjetet e fundit te semimatures me 1925-26 dhe 1926-27.
- Me 1927 Mirkoja fiton bursen nga Jugosllavija e vjeter per shkollim fetar. At vjet Mirkoja regjistrohet ne Seminarin serb Shen Gjon Teollogu - tregon Zaharije Kadiqi.
U regjistrue pa deshire. Seminarin e kreu me 1931-32.
- Si u ba puna qe Milloshi te mesoje per prift cka ska dashte me qene - e pyes Zaharije Kadiqin shokun e ngushte te poetit nat shkolle dhe Lekosaven.
- Ska munde me u shkollue askund tjeter. Per tjeterkund burse si kane dhane. Vete ska pas mundesi shkollimi... -me thane qe te dy bashkebiseduesit e mij.
- Une mendoj se me i pase thane Milloshit ckado gja me ba e kishte ba- e thot mendimin e vet Zariu. - Ai ka dashte vetem me u shkollue disi.
- Mirkoja ka qene i maruem i dobet nga shendeti- tregon Sava. - Prandej na i thojshim
- Po si more Mirko ti kaq i vogel e don me u ba prift. - Po a ka me te nderue ty populli kaq te ri A kane me te ndegjue ne meshe
-Une me u Shkollue tjeter kund smundem ndash po mesoj per prift ndash e bahem mesues - ka thane gjithmone Milloshi - tregon Lekosava.
- Gjate gjithe shkollimit ka qene nxanes shume i mire ne Manastir ka qene nxenes i shkelqyeshem - tregon Zaharija.
- Une ne Manastir atehere kur edhe Mirkoja kam qene nAkedemine tregtare. Atje me Milloshin shpesh kemi qene bashke.
- Ne shkollen e tij ka ekzistue shoqnija letrare. Milloshi atehere shkruente serbisht vjersha e tregime. Shpesh organizojshim mbramje letrare. Milloshi ka qene kryetar i shoqnise. Ka qene nxansi ma i mire dhe shkruente ma mire se te gjithe. Per cdo punim qe e lexojshim ne mbramje letrare duhet ti lejshim nga nji kopje drejtorise se Shkolles. Ne biblioteken e seminarit duhet me u gjinde kopjet e punimeve te Milloshit - tregon per ato dite per Migjenin kur ishin bashke ne Manastir Zaharije Kadiqi.
Migjeni u ba prift. Si i tille i duhej me sherbye. Me e kthye bursen. Por ai sdonte me sherbye Zotit. Deshironte me i sherbye njeriut. Ma se tepermi deshironte me studjue. Por jo teologjine.
- Ai ka mund me e studjue teologjine kur te kishte dashte. Bursen ia kishte sigurue daja. - tregon Zaharija Kadiqi.
- Milloshi ka dashte me studjue letersine. E per kete ska pas mundesi ska pase te holla.
- Nji vjet asht sjelle Milloshi pa pune neper Shkoder
- tregon Lekosava. - Nat kohe kurrkund ska shkue. Vec te te vetet. Sasht perzie me njerez. Gati gjithmone ka qene vetem. Me kerkend ska fole. Vec ka qene me nje liber ne dore - tregon ajo.
Tregon Lekosava nji bisede se si Migjeni muer pune detyren e mesuesit ne Vrrake.
- Nje dite ne nji kafehane me emrin Milet- bahce ne Shkoder bisedoj me do burra. Njani e sheh Milloshin ne rruge me liber ne dore dhe e pyet ate me cilin rri
-1 kujt asht ky djale Shum djale i mire po me duket -thot ai per Milloshin dhe vazhdon - Sillet pa pune vec me nji liber ne dore e shoh.
- Djali i Gjokes - thot tjetri. - Ka krye shkollen e asht pa pune - Au po une Gjoken e kam pas mik - thot i pari dhe e therret Migjenin me bisedue. E pyet pse asht pa pune pse asht i merzitun.
Milloshi i tregon se kishte me studjue por ska mundesi. Kishte me punue si mesues por ska vend pune.
- Si mos me qene i merzitur kur rri tek dajt e me mbajne ata
Miiloshit i dhane detyren si mesues ne Vrrake. Sava mendoj se ky mik i babes se tij ia gjet punen.
- Ka qene njeri i njohun me pozite por momentalisht spo me kujtohet emni i tij - tregon ajo.
- Katundarija e Vrrakes ka qene ortodokse. Femijt e atyhit deri atehere kane mesuar neshke serbisht. Milloshi sasht ba prift por mesues e katundaret e atyhit kane qene fanatike te medhenj pse Milloshi si ka mesue femijt nashke por shqip. Mirkon e kane pas inat edhe pse ka qene perparimtar.
- Kur ka hy Milloshi ne detyre Ollga motra e tij ma e vogla ka qene tue studjue ne Sarajeve e mbasi Milloshi su ba prift por mesues Olges ia ndalen bursen. Ajo mbet
pa diplomue edhe pse ka qene gati me e krye shkollen bull vazhdon me tregue Lekosava.
- E dini se Vrraka asht afer 7 km larg Shkodre thone se ka qene i detyruem me udhtue me biciklete prej katundi ne qytet neper shi e bore prandej asht semue nga TBC - i them shokut te tij te feminise Zahariut.
- Mendoj se sasht ashtu Me duket se Milloshi ka qene i semure qe ne Manastir por udhetimi me biciklete me siguri ia ka keqsue gjendjen - thot ai qe e ka njohte ma se miri.
Anmiku i dyte i Migjenit pra e paska sulmue qe ma heret. Por tash e sulmon ma ashper. Migjeni pati nevoje per sherim. Por me cfare paresh U mjekue ne Greqi vetem - nji muej. Ne Vrrake e njeh per safermi hipokrizine klerikale ma se miri. Meson vuejtjet e njeriut te vogel. Aty smundet me durue ma. Aty atje larg smunden me durue ma.
Kthehet me sherbim ne Shkoder dhe sherben me 1935-36.
Prej Shkodre prej rrethit te tij perparimtar duhet me e transferue Migjenin Migjenin perparimtar Migjenin revolucionar.
E transferojne ne Puke. Ai atje shkon edhe per shendet.
- Ne Puke e ka marre dhe vajzen e motres ne Shkoder vajzen e Jovankes- Zllaten. Per mos me qene vetem mos me u merzite. Ajo kishte munde me tregue per te - tregon Lekosava.
- Ollga deshironte me i krye studimet qe ia keputen ne mbarim. Por skishte pare. I duheshin 200 napolona. Edhe asaj i ndihmoi ai miku si Mirkos per pune. Ia dha 200 napolona me kusht nese Ollga e merr diplomen ska nevoje me ia kthye- nese ajo nuk diplomon nafatin e caktuem-me ia kthye huane. Por ku Ollga gjithmone ka qene nxenese e shkelqyeshme-thote Sava-dhe natyrisht i jep provimet njanin mbas tjetrit.
Per here te pare
Kur Elitis vajtonte togerin e humbur shqiptar
Shkruar ne vitin lsquo46-lsquo50 per here te pare nga Vatra e Tiranes se FGK.-se dhe Miqte e Kultures Greke ne tre fashikuj te shperndare dje per publikun vjen vepra e pare e poetit grek nobelist Odisea Elitis. Behet fjale per Kenge heroike dhe vajtuese per nentogerin e humbur te Shqiperise botimet Toena te perkthyer ne shqip nga Llambro Ruci dhe nje antologji te poezise te frymezuar nga Odisea Elitisit veper e intelektualit shqiptar Arjan Ramaj. Njeqind vjet pas lindjes se tij Greqia nderon poetin e saj kombetar Odisea Eliti duke i trasnferuar veprimtarite edhe ne Tirane. Ky prezantim u be dje ne Ministrine e kultures ne prani te ambasadorit grek Nicolas Pazios. Ishte nje takim filologjik dhe shkencor ndermjet pedagogeve dhe studenteve te universitetit. Referimet recitime poezish ne gjuhen greke dhe ate shqipe ku u shfaq edhe nje dokumentar nga jeta dhe vepra e poetit. Brenda nje fjale adape bashkepamje ambasadori grek Pazios ne fjalen e tij ndau tre momente te rendesishme per krijimtarine e Elitis.
Gjuha qe perdor Elitis eshte gjuha qe ka vuajtur me shume - tha Pazios duke kujtuar kontributin 80 vjecar si perfaqesues i paster i viteve lsquo30 qe ka shenuar per kulturen greke po ashtu nje kulm. Gjuhe laike lirike dhe njekohesisht duke perdorur fjali dhe shprehje nga ortodoksia - konsiderohet gjuha e poetit. Elitis - ka vijuar ambasadori - eshte mbeshtetur ne rrenjet e gjuhes greke ne traditen laike duke treguar vazhdimesine e periudhes me te madhe te qyteterimit grek. Ndersa aspekti i dyte sipas Pazios vecanti ne poezi te Elitis eshte natyra dhe drita metafizika e drites se poetit si themele mbeshtetese te lexuesit ku e bukura lidhet me driten qe veshtire te gjendet me kaq pasterti ne poezine greke. Ne momentin e trete Pazios ka kujtuar kulmin e lulezimit te kultures greke ate te viteve lsquo30 duke e konsideruar Elitis si nje perfaqesues i saj duke bashkevepruar me poete te tjere ndersa shenon pike kthese per perfshirjen ne modernizmin evropian.
Pjese e shkeputur nga Kenge heroike dhe e perzishme
Per ata nata ishte nje dite me e hidhur
Shkrinin hekurin mbllacitnin token
Zoti i tyre nuhaste barut dhe lekure mushke.
Cdo gjemim nje vdekje shaluar neper ere
Cdo gjemim nje burre duke buzeqeshur perballe
Vdekjes - dhe fati cte doje le te thote.
Befas casti harroi dhe gjeti kurajen
Ne vijen e frontit flaku cope-cope mes diellit
Dylbi telemetra mortaja u ngrine
Lehtesisht si kambrik qe u shqye era
Lehtesisht si melci qe u hapen guret
Kafka u rrokullis nga ana e majte...
Ne toke vec per nje cast u tronditen rrenjet
Pastaj u shpernda tymi dhe dita shkon e frikesuar
Te mashtroje mjegullen nga ferri i nendheshem.
Por nata u ngrit si neperke e shkelur
Sapo ndaloi per pak mes dhembeve vdekja -
Dhe pastaj u derdh gjer te thonjte e saj verdhane
Pjese e shkeputur nga poezia Thithe te shkelqyeshmen
Jetova ne nje vend qe dilte prej nje tjetri
realitet
si endrra nga ngjarjet e jetes sime.
E quajta edhe ate Greqi
Dhe e gdhenda ne leter ta shoh
Kaq e paket dukej kaq e pakapshme
Pjese e shkeputur nga poezia Maria Nefeli
Kape shkreptimen ne rrugen tende njeri
Jepi asaj vazhdimesi
Mundesh