E Premte, 6 Nëntor 2026

BRATISLAVË – Gjendja e Ficos mbetet ende kritike

BRATISLAVË, 16 maj /ATSH-DPA/ – Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico është “ende e rëndë” pas sulmit të një dite më parë, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit.

Kalinak, i cili është edhe zëvendëskryeministër, tha se Fico u godit nga katër plumba, duke shkaktuar lëndime të rënda.

”Mjekët arritën ta stabilizojnë gjendjen e tij”, tha ai, duke nënvizuar megjithatë se ”Fico nuk është ende jashtë rrezikut për jetën”.

“Kemi pasur një natë të vështirë”, theksoi Kalinak./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›