E Premte, 6 Nëntor 2026

BRATISLAVË – Ministri i Brendshëm Estok: Pas atentatit të kryeministrit Fico fshihet “Ujku i vetmuar”

BRATISLAVË, 16 maj /ATSH-DPA/- Një burrë i njohur si “ujku i vetmuar” është akuzuar për tentativën për vrasje të kryeministrit sllovak Robert Fico, tha sot Ministri i Brendshëm Matush Sutaj Estok.

Estok tha se i dyshuari 71-vjeçar ishte motivuar nga ankesat politike për të tentuar dhe vrarë Fico.

Ai e përshkroi personin si një “ujk të vetmuar” i cili nuk është anëtar i një grupi politik të radikalizuar, as të djathtë dhe as të majtë.

Kryeministri u qëllua me katër plumba dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

“Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u qëllua disa herë pas një mbledhjeje të qeverisë dhe është në një gjendje të rrezikshme për jetën”, sipas një deklarate të postuar dje në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Udhëheqësi sllovak u transportua në spitalin në Banska Bystrica”, sipas deklaratës.

Qyteti Handlova, ku ndodhi sulmi, është rreth dy orë me makinë nga kryeqyteti, Bratislavë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›