BRAZIL – Rrëzohet avioni me 62 pasagjerë në San Paulo

RIO DE ZHANEIRO, 9 gusht /ATSH-DPA/- Një avion me 62 persona është rrëzuar në shtetin brazilian, San Paulo, njoftoi sot në mbremje kompania ajrore braziliane “VoePass”, pa dhënë detaje mbi viktimat.
Avioni ATR-72 i operuar nga linja ajrore “Voepass Linhas Aéreas” ishte duke u nisur nga Cascavel, në shtetin Parana, për në Guarulhos, në San Paulo.
Voepass tha se 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord.
Brigada e zjarrfikësve shtetërore të San Paulos konfirmoi në mediat sociale se avioni ishte rrëzuar në qytetin Vinhedo dhe se ishin dërguar shtatë ekuipazhe në rajonin e aksidentit.
Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ndërpreu një ngjarje ku po merrte pjesë për të mbajtur një minutë heshtje.//a.i/