GJERMANI – Qeveria mbështet apelin e përbashkët për marrëveshjen e armëpushimit në Gazë

BERLIN, 9 gusht /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe qeveria e tij kanë mbështetur thirrjen e ndërmjetësve kryesorë në konfliktin e Gazës për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes aktuale të armëpushimit dhe lirimin e të gjithë pengjeve.
“Qeveria gjermane është thellësisht e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme”, tha sot zëvendëszëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann, në Berlin.
Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sissi dhe presidenti amerikan Joe Biden nënshkruan një deklaratë të përbashkët të lëshuar të enjten duke i bërë thirrje Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas të rifillojnë bisedimet më 15 gusht në Doha ose Kajro – për të mbyllur të gjitha boshllëqet e mbetura dhe të fillojë zbatimi i marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme.
Duke iu referuar një marrëveshjeje të paraqitur nga Biden më 31 maj dhe të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në Rezolutën 2735 – qeveria gjermane po bën thirrje që çështjet e pazgjidhura të finalizohen dhe zbatimi i marrëveshjes të fillojë pa vonesë.
“Tani ishte koha për të lehtësuar gjendjen e pengjeve dhe popullatës në Gazë”, shkroi Scholz në X.
Shqetësimet për një zjarrvënie janë rritur së fundmi në Lindjen e Mesme. Irani dhe aleatët e tij kanë njoftuar sulme hakmarrëse kundër Izraelit për vrasjen e figurave kryesore të Hamasit dhe milicisë libaneze të Hezbollahut të mbështetur nga Irani. //a.i/