BRUKSEL – Aleanca: Rusia nuk do ta pengojë NATO-n të mbështesë Ukrainën

BRUKSEL, 26 nëntor /ATSH-DPA/- Lëshimi i një rakete balistike eksperimentale nga Rusia kundër Ukrainës nuk do ta pengojë NATO-n të mbështesë Kievin, tha sot aleanca.
Zyrtarë të lartë ushtarakë ukrainas informuan NATO-n përmes lidhjes me video në një takim të Këshillit NATO-Ukrainë, një forum konsultimi, mbi sulmin raketor të forcave ruse që kishte në shënjestër Dnipron.
NATO tha në një deklaratë se sulmi ishte një tjetër përpjekje frikësuese kundër atyre që mbështesin Ukrainën – ndërsa ajo mbrohet nga agresioni i paligjshëm dhe i paprovokuar i Rusisë.
Ushtria ruse tha se raketa me rreze të mesme veprimi që u lëshua në qytetin ukrainas Dnipro, javën e kaluar mund të godasë objektiva në të gjithë Evropën dhe nuk mund të ndalet nga sistemet e mbrojtjes ajrore. //a.i/