E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – NATO bën thirrje për rritjen e mbështetjes për Ukrainën

BRUKSEL, 26 nëntor /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte i kërkoi sot aleancës të ofrojë mbështetje më të madhe për Ukrainën pas një sulmi rekord rus me dron gjatë natës.

Rutte tha se mbështetja e NATO-s ishte e rëndësishme për mbështetjen e mbrojtjes së Ukrainës kundër pushtimit rus – dhe se aleanca duhej të rriste përpjekjet për të ndryshuar trajektoren e konfliktit.

“Aleanca duhet të sigurojë mbrojtjen ajrore që i nevojitet Ukrainës, si dhe të përmbushë angazhimet e ndihmës ushtarake të premtuara për Kievin në samitin e NATO-s në Uashington”, tha Rutte.

Për të theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndihmës ushtarake në luftën në Ukrainë, Rutte vuri në dukje se Rusia furnizohej me armë dhe trupa nga Koreja e Veriut; me drone nga Irani; dhe me produkte me përdorim të dyfishtë për industrinë e saj të mbrojtjes nga Kina. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›