BRUKSEL – Asnjë koment nga NATO për planin amerikan të paqes për Ukrainën

BRUKSEL, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – NATO nuk komentoi drejtpërdrejt sot planin e paqes së SHBA-së për Ukrainën, por e përshkroi përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump për të gjetur një marrëveshje paqeje si thelbësore.
Plani i ri amerikan është shumë i diskutueshëm për aleancën e mbrojtjes, pasi parashikon që NATO nuk duhet të pranojë Ukrainën si anëtare në të ardhmen.
”Sekretari Rutte ka qenë i qartë se ne duam dhe punojmë për një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm të luftës kundër Ukrainës dhe se përpjekjet e presidentit Trump për të nxitur një paqe të negociuar midis Ukrainës dhe Rusisë janë thelbësore”, tha sot një zëdhënës.
Në të kaluarën, aleanca ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga politika e saj e derës së hapur.
Në një samit në vitin 2024, aleatët e NATO-s thanë se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO ishte e pandryshueshme.
Në të njëjtën kohë, nuk përjashtohet krejtësisht mundësia që NATO të bëjë gjithashtu kompromise si pjesë e planit të paqes.
Që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, Rutte e ka parë një nga detyrat kryesore të tij mbajtjen të pa përçarë të aleancës./ /Ad.Ab./