E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE: Gaza pjesë integrale e shtetit të ardhshëm palestinez

BRUKSEL, 6 shkurt /ATSH-ANSA/ – Gaza pjesë integrale e shtetit të ardhshëm palestinez, tha sot Bashkimi Evropian, pas deklaratave të presidentit Trump për enklavën palestineze.

“Ne jemi njohur me komentet e presidentit Trump”, deklaroi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Anouar El Anouni gjatë konferencës së përditshme për shtyp.

”Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj zgjidhjes me dy shtete, e cila ne besojmë se është e vetmja rrugë drejt paqes afatgjatë si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”, theksoi ai.

”Gaza është një pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez, është një pjesë thelbësore e politikës së ardhshme të atij shteti dhe nuk duhet të ketë zhvendosje të mëtejshme të detyruara të palestinezëve”, përfundoi El Anouni./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›