E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE: Inkursioni ukrainas në Kursk të Rusisë pjesë e luftës legjitime mbrojtëse

BRUKSEL, 8 gusht /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian beson se inkursioni i fundit i Ukrainës në rajonin kufitar rus, Kursk – është pjesë e “luftës legjitime mbrojtëse” të vendit, tha sot zëdhënësi i kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell në Bruksel.

“Ukraina ka të drejtë të mbrohet kundër Rusisë, duke përfshirë goditjen e armikut në territorin e tij”, tha zëdhënësi.

Rusia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Kurskut mes luftimeve – ndërsa Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se rreth 1000 ushtarë ukrainas janë përfshirë në ofensivë.

Zëdhënësi i BE-së përsëriti mbështetjen e plotë të bllokut për Ukrainën në vetëmbrojtjen e saj legjitime kundër agresionit – dhe tha se do të vazhdojë t’i ofrojë Kievit ndihmë politike, financiare, humanitare, diplomatike dhe ushtarake. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›