E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE njofton kundërmasa ndaj tarifave të SHBA-së, detyrime të reja importi

BRUKSEL, 12 mars /ATSH-DPA/- BE-ja ka njoftuar se do t’i përgjigjet tarifave të SHBA-së për importet e çelikut dhe aluminit duke rifutur tarifat për produktet amerikane duke përfshirë uiskin, motoçikletat, gjalpin e kikirikut dhe varkat – duke filluar nga muaji prill.

Komisioni Evropian tha se kundërmasat synojnë të mbrojnë bizneset evropiane, punonjësit dhe konsumatorët nga ndikimi i tarifave amerikane deri në 25% në importet e çelikut, aluminit dhe disa produkteve që përmbajnë metale.

Sipas Komisionit, tarifat e reja të SHBA-së do të ndikojnë në eksportet e BE-së me vlerë 26 miliardë euro (28,3 miliardë dollarë), afërsisht 5% e eksporteve totale të mallrave të BE-së në SHBA, duke rezultuar që importuesit amerikanë duhet të paguajnë deri në 6 miliardë euro tarifa shtesë të importit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›