BRUKSEL – BE ofron ndihmë në operacionin e kërkimit pas rrëzimit të helikopterit iranian

BRUKSEL, 20 maj /ATSH-DPA/- Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic ka mbrojtur vendimin e BE-së për të ofruar harta satelitore për të ndihmuar në kërkimet e vendit të rrëzimit të helikopterit ku ndodhej presidentin iranian Ebrahim Raisi.
Ofrimi i shërbimeve të hartës satelitore me kërkesë, për lehtësimin e operacionit të kërkim-shpëtimi nuk është një akt i mbështetjes politike për asnjë regjim apo institucion,” tha sot Lenarcic në X.
“Është thjesht një shprehje e njerëzimit bazike”, shtoi ai.
Presidenti iranian dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën kur helikopteri i tyre u rrëzua në malet veriperëndimore të vendit gjatë motit të keq, raportuan mediat shtetërore.
Pasi Teherani kërkoi ndihmë për të kryer kërkimet në vendin e rrëzimit, Bashkimi Evropian ofroi shërbimet e hartës satelitore nga programi hapësinor i bllokut që përdoret për monitorimin e Tokës.
Lenarcic njoftoi vendimin dje në mbrëmje duke përdorur hashtag “#EUSolidarity”, i cili nxiti kritika dhe akuza për simpati ndaj qeverisë iraniane.
Si një figurë udhëheqëse e regjimit, Raisi është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, veçanërisht pas vdekjes së gruas kurde Mahsa Amini ndërsa ishte në paraburgim nga policia fetare.
Vdekja e saj shkaktoi protesta masive në rrugë që u shtypën dhunshëm nga forcat e sigurisë. //a.i/