E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE planifikon të shkurtojë kohën e udhëtimit me tren për të reduktuar fluturimet

BRUKSEL, 5 nëntor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian prezantoi sot planin për të ulur ndjeshëm, kohën e udhëtimit me tren midis qyteteve kryesore evropiane deri në vitin 2040 – për të zvogëluar domosdoshmërinë e fluturimeve me distanca të shkurtra.

“Përmirësimi i kohëzgjatjes së udhëtimit midis kryeqyteteve në të gjithë Evropën është një rezultat i prekshëm dhe pragmatik i vullnetit tonë – për ta bërë Evropën më të bashkuar dhe më efikase”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Raffaele Fitto.

Plani synon të lidhë qytetet e mëdha me shpejtësi prej 200 kilometra/orë ose më shumë.

Pasagjerët do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga Berlini në Kopenhagë për katër orë – në vend të shtate orëve që bëhet aktualisht.

Koha e udhëtimit nga Sofja në Athinë do të shkurtohet nga 13 orë e 40 minuta që është aktualisht në 6 orë, dhe Vjena dhe Berlini do të lidhen me një udhëtim që zgjat 4 orë e 30 minuta në vend të 8 orë e 10 minutave që është aktualisht.

Për ta arritur këtë, komisioni kërkon që shtetet anëtare të koordinojnë afatet kohore përtej kufijve, të zhvillojnë strategji financimi, të përmirësojnë kushtet e investimeve dhe të krijojnë një sistem ndërkufitar biletash dhe rezervimesh.

Komisioni theksoi se transporti hekurudhor aktualisht përbën 0,3% të emetimeve në sektorin e transportit. Transporti rrugor përbën 73,2% dhe aviacioni civil 11,8%. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›