E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE vendos të zgjerojë masivisht mbrojtjen deri në vitin 2030

BRUKSEL, 20 mars /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian ka planifikuar të rrisë në mënyrë dramatike shpenzimet e mbrojtjes, duke mobilizuar 800 miliardë euro (868 miliardë dollarë) gjatë katër viteve të ardhshme, duke përfshirë 150 miliardë euro në kredi për projektet e armëve dhe përjashtimet nga rregullat e borxhit të BE-së për investimet e mbrojtjes.

“Gjatë samitit të sotëm në Bruksel, udhëheqësit e BE-së ranë dakord të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të forcuar gatishmërinë mbrojtëse të Evropës deri në vitin 2030”, sipas disa delegacioneve.

Përpjekja synon gjithashtu të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon t’i rezistojë pushtimit rus.

Rritja e mprehtë e shpenzimeve të mbrojtjes vjen mes shqetësimeve në rritje brenda Komisionit Evropian – se BE-ja duhet të përgatitet urgjentisht për rrezikun e konfliktit në shkallë të gjerë me Rusinë.

Në një dokument të paraqitur përpara samitit, komisioni paralajmëroi se historia nuk do t’i falte liderët evropianë për dështimin për të vepruar.

“Nëse Rusia ka sukses në Ukrainë, Moska ka të ngjarë të ndjekë ambicie të mëtejshme territoriale, potencialisht deri në vitin 2030”, thuhet në dokument. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›