E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Borrell njofton bojkotimin e takimit të ministrave të Jashtëm në Budapest

BRUKSEL, 22 korrik /ATSH-DPA/- Diplomati i lartë i BE-së Josep Borrell njoftoi sot bojkotimin e takimit jozyrtar të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, muajin e ardhshëm në Budapest.

“Ne duhet të dërgojmë një sinjal, edhe nëse është një sinjal simbolik”, tha ai në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Takimi jozyrtar, i quajtur “Gymnich”, do të zhvillohet në Bruksel.

Bojkoti u vendos në përgjigje të “misionit të paqes” të vetëshpallur të kryeministrit hungarez Viktor Orban gjatë një vizite në Moskë – për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pasi Hungaria mori presidencën e rradhës të BE-së në korrik.

Zyrtarët e lartë të BE-së dhe liderët e tjerë kanë kritikuar vizitën e Orban, duke theksuar se lideri hungarez nuk kishte mandat të BE-së – mes zemërimit për takimet e tij diplomatike me presidentin rus Vladimir Putin, presidentin kinez Xi Jinping dhe kandidatin për president të SHBA-së, Donald Trump. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›