E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Jep dorëheqjen kandidati francez për Komisionin e ardhshëm Evropian, Thierry Breton

BRUKSEL, 16 shtator /ATSH-ANSA/ – Kandidati francez për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe komisioneri aktual i Tregut të Brendshëm të BE-së Thierry Breton dha dorëheqjen në një lëvizje të befasishme duke postuar një letër në X.

Breton pretendoi në letrën e tij se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i kërkoi Francës të emëronte një person tjetër në këmbim të “një portofol gjoja më me ndikim për Francën” në Komision.

Breton, i cili është komisioneri në detyrë i Francës, tha se kjo “shkëmbim politik me Francën u bë për arsye personale që në asnjë rast nuk e keni diskutuar drejtpërdrejt me mua”.

Kandidati francez, i cili kritikoi publikisht udhëheqjen e von der Leyen gjatë zgjedhjeve të fundit të Parlamentit Evropian, tha se kjo ishte “dëshmi e mëtejshme e qeverisjes së dyshimtë” në komision.

Dorëheqja e papritur vjen pasi presidentja e komisionit po përgatitet të zbulojë ekipin e saj të ri drejtues në Parlamentin Evropian të martën. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›