MUZIKE – Vdes Tito, vëllai i mbretit të pop-it Michael Jackson

KALIFORNI, 16 shtator /ATSH/ – Tito Jackson, vëllai i të ndjerit Michael Jackson, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, raporton BBC.
Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar.
Tito performoi në ansamblin e famshëm me vëllezërit Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael, I cili u nda nga jeta në vitin 2009.
”Jackson 5” u formua në vitin 1964 dhe ka shitur më shumë se 150 milionë disqe në mbarë botën. Tito luante kitarë dhe bënte vokale mbështetëse.
Lajmi u konfirmua në një postim në Instagram nga tre fëmijët e Jackson, Taj, Taryll dhe TJ Jackson.
“Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të thyer në zemër”, shkruan ata. /os/