E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – Kallas: Duam zgjidhje të shpejtë në Ukrainë, por Rusia nuk e dëshiron

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Shoh se ka një dëshirë për zgjidhje të shpejta në Ukrainë, por ne jemi në një situatë ku Rusia nuk dëshiron paqe dhe ky është një problem, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas gjatë mbërritjes në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

“Por, për të pasur një zgjidhje të mirë, ne duhet të mbështesim Kievin”, specifikoi ajo.

”Ukraina aktualisht nuk ka forca të mjaftueshme për të ripushtuar Donbasin dhe Krimenë me mjete ushtarake, ndaj mbështetet në diplomaci”, deklaroi po sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›