BRUKSEL – Metsola: Një BE më e madhe është më e fortë, përpara me zgjerimin!

BRUKSEL, 18 dhjetor /ATSH-Adnkronos/ – Një Bashkim Evropian më i madh është më i fortë, që do të thotë se ne duhet të bëjmë përpara me zgjerimin, deklaroi sot kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
“Sa më i madh të jetë Bashkimi Evropian, aq më i fortë është. Nëse nuk përshpejtojmë, është shumë e thjeshtë që të parashikojmë se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ajo.
”Të tjerët do të hyjnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Metsola në Bruksel, në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
”Nëse mendojmë për dekadën e fundit, më shumë anëtarë janë larguar nga BE-ja (Mbretëria e Bashkuar) sesa ata që kanë hyrë. Hyrja e fundit ishte ajo e Kroacisë në 2013. Duhet të investojmë në këtë trend”, përfundon ajo./ a.jor.