BRUKSEL – Komisioni Evropian paralajmëron për rritjen e tarifave për makinat elektrike kineze

BRUKSEL, 12 qershor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian paralajmëroj sot se do të vendosë tarifa importi për makinat elektrike kineze deri në 38,1%, pas një hetimi i cili zbuloi se kompanitë prodhuese ishin mbështetur në mënyrë të paligjshme nga subvencionet.
“Subvencionet shkaktojnë rrezik për dëm ekonomik për prodhuesit e makinave elektrike në Bashkimin Evropian”, tha komisioni.
Tarifat e përkohshme për prodhuesit kinezë të automobilave mund të variojnë nga 17,4% për BYD, 20% për Geely Auto dhe 38.1% për SAIC.
Prodhuesit që nuk bashkëpunuan me hetimin e komisionit mund të goditen me tarifa importi prej 38,1%.
Kërcënimi i BE-së pason një vendim të SHBA-së për të vendosur masa ndëshkuese ndaj importeve kineze të makinave elektrike. Uashingtoni rriti tarifat në 100%. //a.i/