E Enjte, 5 Nëntor 2026

RIGË – Lituania i dërgon Ukrainës automjete të blinduara

RIGË, 12 qershor /ATSH-DPA/- Lituania ka planifikuar t’i dërgojë Ukrainës 14 transportues të blinduar të personelit M113, thanë sot zyrtarët e mbrojtjes në Vilnius.

“Automjetet do të mbërrijnë në Ukrainë këtë javë dhe do të forcojnë aftësitë e ushtrisë ukrainase ne pastrimin e minave”, tha Ministria e Mbrojtjes në Lituani.

Ukraina e ka mbrojtur veten kundër luftës ruse për më shumë se dy vjet dhe është kryesisht e varur nga mbështetja perëndimore për pajisjet ushtarake.

Lituania, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një nga mbështetëset më të vendosura të Ukrainës.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›