E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – NATO emëron kryeministrin holandez në largim Mark Rutte si sekretar të përgjithshëm

BRUKSEL, 26 qershor /ATSH-DPA/ – NATO ka emëruar kryeministrin holandez në largim Mark Rutte për të pasuar Jens Stoltenberg në tetor si sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm të aleancës, sipas një deklarate.

Duke përshëndetur përzgjedhjen e Rutte, Stoltenberg tha se kryeministri holandez ishte “një transatlantist i vërtetë, një udhëheqës i fortë dhe një ndërtues i konsensusit”.

“I uroj atij çdo sukses ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë NATO-n për sfidat e së sotmes dhe së nesërmes. E di që po e lë NATO-n në duar të mira”, shtoi ai.

Mandati i Stoltenberg do të përfundojë më 1 tetor.

Rutte u bë shpejt kryesuesi për të qenë shefi i ardhshëm i NATO-s pasi mori mbështetjen e hershme të SHBA, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›