BRUKSEL – NATO emëron zyrtarin britanik si të dërguar special në Ukrainë

BRUKSEL, 17 korrik /ATSH-DPA/ – NATO ka emëruar Patrick Turner si të dërguarin special të aleancës në Kiev, njoftoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg në një deklaratë për shtyp.
Turner do të drejtojë përfaqësimin e NATO-s në Ukrainë (NRU) nisur nga muaji shtator.
Stoltenberg tha se ”zyrtari i lartë britanik ka vite të udhëheqjes dhe përvojës në këtë rol”.
Zyrtari ka për detyrë të koordinojë mbështetjen politike dhe praktike të aleancës në terren ndërsa Ukraina vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus në shkallë të plotë.
Turner ka shërbyer më parë si ndihmës sekretar i përgjithshëm i NATO-s për operacionet dhe ndihmëssekretar i përgjithshëm për Politikën dhe Planifikimin e Mbrojtjes.
NATO ka pasur përfaqësim zyrtar në Kiev për gati një dekadë, duke përfshirë një zyrë ndërlidhëse dhe një qendër informacioni dhe dokumentacioni që ka ekzistuar që nga fundi i viteve 1990.
Ndër të tjera, ai trajton kontaktet me ministritë dhe autoritetet ukrainase dhe synon të promovojë dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik me NATO-n.
Emërimi vjen pas një samiti të liderëve të NATO-s në Uashington, ku aleatët miratuan zyrtarisht një plan që NATO të koordinojë ndihmën ushtarake për Ukrainën për herë të parë nën një mision zyrtar të quajtur Ndihma dhe Trajnimi për Sigurinë e NATO-s për Ukrainën (NSATU).
Deri më tani, aleatët e NATO-s kanë koordinuar ndihmën ushtarake jo përmes vetë NATO-s, por përmes Grupit të Kontaktit të Ukrainës të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara./ /os/