E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Demokratët kërkojnë përshpejtimin e nominimit të Biden

UASHINGTON, 17 korrik /ATSH-AFP/ – Demokratët njoftuan sot dëshirën e tyre për të përshpejtuar procesin e nominimit të Joe Biden me një sistem votimi virtual, për pakënaqësinë e madhe të atyre që shpresojnë ta shohin atë të tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Sistemi do të bënte të mundur votimin virtual gjatë javës së parë të gushtit, në vend që të prisnin për Konventën Demokratike që fillon në Çikago më 19 gusht, gjatë së cilës kandidati duhet të nominohet zyrtarisht për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit kundër Donald Trump.

Kjo, si një mënyrë për të shtyrë kandidaturën e Joe Biden, pavarësisht dyshimeve për aftësinë e tij për të siguruar një mandat të ri.

Ndërkohë, rreth 20 senatorë, përfshirë Adam Schiff, aleat i Joe Biden dhe figurë me ndikim në parti, iu lutën presidentit të jepte dorëheqjen në favor të dikujt tjetër.
Një grup përgjegjës për organizimin e Konventës Kombëtare Demokrate njoftoi se do të mblidhej të premten për të diskutuar projektin.

Zyrtarët demokratë vlerësojnë se operacioni virtual duhet të jetë efektiv përpara datës 7 gusht, afati i caktuar nga shteti i Ohajos për paraqitjen e nominimeve të kandidatëve./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›