E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Rutte: Nuk më shqetëson rezultati i presidencialeve amerikane

BRUKSEL, 1 tetor /ATSH-AFP/ – Kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte, siguroi sot se nuk ishte i shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve amerikane të 5 nëntorit, të cilat mund të çojnë në kthimin e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë nuk jam i shqetësuar i njoh shumë mirë dy kandidatët dhe kam punuar me Donald Trump për katër vjet”, tha Rutte për median, pak para se të merrte detyrën.

Ai zëvendëson norvegjezin Jens Stoltenberg.

Ky i fundit siguroi nga ana e tij se Aleanca Atlantike ishte ”në duar të sigurta”, me ardhjen e ish-kryeministrit holandez në krye të saj./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›