E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Stoltenberg: Orban informoi NATO-n përpara vizitës në Rusi

BRUKSEL, 5 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri hungarez Viktor Orban ka informuar NATO-n përpara vizitës së tij të planifikuar në Rusi, theksoi sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

“Hungaria na ka informuar për këtë vizitë”, tha Stoltenberg në konferencën e tij për shtyp përpara samitit të liderëve të NATO-s në Uashington javën e ardhshme.

Shefi i NATO-s tha se ”pret që aleatët në Uashington të diskutojnë takimin e Orbanit me presidentin rus Vladimir Putin dhe të adresojnë diskutimet që patëm në Moskë”.

“Sigurisht që Viktor Orban nuk përfaqëson NATO-n në këto takime. Ai përfaqëson vendin e tij”, theksoi Stoltenberg. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›